Lara Colturi u shpall kampione bote, Rama: I solli Shqipërisë medaljen e parë të artë në ski

20 Janar 2023, 17:58| Përditesimi: 20 Janar 2023, 17:59

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka uruar skiatoren Lara Colturi për fitoren në Austri, e cila doli në vendin e parë në garën e Super G për moshën 21-vjeçare.

Rama shkruan se Colturi i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski.

“Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski. Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Shqipëria me kampione bote në ski! Lara Colturi rrëmben vendin e parë në Austri: Emocione unike, objektivat e rradhës hap pas hapi


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?