Lara Colturi synon një vend mes 30 më të mirave në Botërorin e skive, Elvis Toçi tregon afrimin e ri: Problem dëmtimi, në Shqipëri borën ta kthejmë në parẚ dhe jo fatkeqësi

10 Nëntor 2023, 20:04| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 20:42

  • Share

FINLANDË - Kupa e Botës në Ski do marrë jetë nesër në Finlandë, aty ku do zhvillohen dy garat e para. Shqipëria përfaqësohet nga 16-vjeçarja Lara Colturi që është kampione në moshën e saj në disiplinën e sllalomit gjigant dhe i ka dhënë pikët e para Shqipërisë në botën e skive muaj më parë.

16-vjeçarja nga Italia që është natyralizuar në shqiptare, do jetë sërish në pistë, por problem për të është dëmtimi në gju që e ka mbajtur jashtë për shumë gjatë. Elvis Toçi, kreu i Federatës Shqiptare të Skive foli në emisionin "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv.

Nga Finlanda, aty ku gjithçka duket gati, Toçi tregon se Colturi nuk e ka lënë pas dëmtimin totalisht dhe nëse garon do kërkojë të jetë mes 30 sportisteve më të mira, nga 100 atlete. 16-vjeçarja do garojë e 85 në radhë, ndërsa nuk do garojë në disiplinën e saj në sllalomin gjigant, por në sllalom.

"Këtu është një atmosferë e mirë. Ky është kampionati i dytë pasi Lara debutoi më parë, kjo pas dëmtimit që e mbajti jashtë. Mund ta quaj se dëmtimi i saj ishte i njëjtë me atë të Armando Brojës. Na ndjek fati i keq me sportistët tanë më të mëdhenj. Këtu ka emocione.

Nesër marrin pjesë 100 atletë, Kupa e Botës ka limite. Lara fillon e 85 në sllalom, kjo nuk është disiplina e saj. Ajo njihet për sllalom gjigant, është një atlete shpejtësie. Duam të jemi në top 30-çen e botës dhe Shqipëria jonë e vogël ka hyrë në botë falë Larës.

Konkurrimi? Ky kampionat është si një tur. Janë 20 gara, kemi më pas në USA, Kanada etj. Në Finlandë për shkak të kushteve bëhen dy gara, nesër dhe pasnesër. Shpresojmë që Lara të jetë mirë me shëndet, të marrë pjesë në garë dhe të jetë në "top 30".

Dëshira e të rinjve për këtë sport në Shqipëri? Ne kemi malet, por nuk kemi stacionet tona. Duam një resort turistik ku fëmijët tanë të bëjnë gara. Jo të gjithë do jenë kampionë, mund të jetë sporti më tërheqës në botë. Për t'u bërë kampione se Lara është e koklavitur, ka elementë të tjerë brenda. Numri i skiatorëve amatorë po rritet në Shqipëri. Janë 60 mijë sportistë që mbulojnë Malin e Zi, Kolashinit dhe Evropën.

Afrime të reja? Sot i është ofruar Federatës sonë një vajze e re kampione në moshën e saj nga Kanadaja.

Mbështetja nga autoritetet? Prekni në plagë, skitë janë sport i shtrenjtë. Plaga financiare është e madhe. Vetëm pjesëmarrja në Kupën e Botës ka buxhet të lartë, më shumë se buxheti i sporteve. Lara është talent botëror, pati një bonus të madh. Federata duhet të paguajë shpenzimet, sportisti të marrë pagën për atë që bën. Shpërblimet i kemi të mira me ligj, por nuk është menduar sesi do trajnohen. Për ta pasur pistat për stërvitje, duhet 1 mijë euro dita këtu në Finlandë, pastaj udhëtimet. Falë mbështetjes së KOKSH dhe Bashkisë Tiranë kemi një ndihmë, por është larg asaj që duhet. Të mos e lëmë për financa këtë shans që na jepet në Kupën e Botës së Skive.

Vendi më i mirë për ski në Shqipëri? Mund të ketë arritje me dëshirën e mirë, një shembull është Air Albania. Bashkimi i kapitalave solli këtë stadium. Për ski teleferiku bën 20 milionë euro, hotelet dhe pista qindra miliona euro. Ne kemi ftuar investitorë të huaj, për të parë zonat me potenciale, që janë nga veriu në jug. Borën ta kthejmë në para, jo në fatkeqësi.

Larën të mos e mbajmë nën presionin e medaljeve. Ajo ka një grup të përkushtuar dhe jam i bindur që do sjellim medalje", tha Toçi.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?