Lapardhaja për Report Tv: Berisha i lidhur në banesë, opozita të ndahet nga ish-kryeministri! Kaosi nuk iu sjell asgjë

18 Janar, 14:00| Përditesimi: 18 Janar, 14:15

  • Share

Analisti Namir Lapardhaja ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar në ‘Repolitix’ në Report Tv, ku 62% e shqiptarëve mendojnë se SPAK duhet të kërkojë arrest me burg për Sali Berishën. Lapardhaja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ se shqiptarët e mbështesin SPAK, pasi për 30 vite u ka munguar drejtësia.

“Është evidente që shqiptarët e mbështesin SPAK, se për 30 vite u ka munguar drejtësia. E mirëpresin jo vetëm ndaj Berishës, por çdo politikani të korruptuar”, tha Lapardhaja.

Analisti Lapardhaja thekson se tashmë që Berisha është i izoluar në banesë, opozita duhet të ndajë fatin e saj nga ish-kryeministri dhe të kthehet në një alternativë qeverisëse.

“Opozita është shumë larg të ardhurit në pushtet. Problemi më i madh që ka opozita është se ka lidhur fatin e saj me Berishën. Tani që është i lidhur në banesë, as demokratët e as shqiptarët nuk duhet ta ndjekin më. Opozita duhet të shohë nga e ardhmja për t’u shndërruar në një alternativë qeverisëse”, tha ai.  

Përveç kaosit në Kuvend, sipas Lapardhasë, grupi Bardha dhe Rithemelimi po luftojnë se kush do zërë vendin e Berishës.

“Berisha nuk drejton asgjë, 200 veta që mblidhen te ballkoni dhe e dëgjojnë me gojë hapur. Edhe ai që ëndërron ta zëvendësojë, Bardhi mendon se duke u goditur Berisha do i zërë vendin. Kemi një kaos të madh, përveç atij në parlament, janë në kaos mes njëri-tjetrit. Kemi grupin e Berishës që kërkon të mbajë primatin e opozitarizmit dhe Bardhin që mendojnë se kanë shumicën dhe duan të imponohen”, u shpreh analisti.

Sa i takon rezultateve të sondazhit, ku PD e Bashës ka pësuar një rritje, Laparadhaja thotë se ka ndikuar konferenca e fundit e tij, duke theksuar se shqiptarët e mbështesin alternativën e tij.  

“Ajo që e ka rritur PD është dalja e fundit e Bashës, i cili theu heshtje. Do të thotë që shqiptarët e mirëpresin alternativën e tij dhe që të sqarojë gjithçka ka kaluar PD gjatë kësaj periudhe”, vijoi Lapardhaja.

Sa i takon rezultateve për kaosin në Kuvend, ku vetëm 13% e shqiptarëve e mbështesin, Lapardhaja thotë se Rithemelimi nuk po arrin asgjë.

“Shqiptarët nuk e mbështesin kaosin në politikë. Kanë parë të digjen mandatet, të mos futen në zgjedhjet lokale dhe nuk e kanë mbështetur këtë aksion politik. Janë ekstremi i aksionit politik që mund të marrë një parti, PD e ka tejkaluar tashmë. Këto bllokime, djegie karrigesh, bilbila, e vetmja gjë që mund të shkaktojë është që Nikolla të bëj një tender tjetër për karriget”, tha ai.

Kliko KËTU për të lexuar rezultatet e sondazhit

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?