Foto ilustruese

'Land Rover'-i përplaset me makinën e policisë në Fier, plagosen tre efektivë

11 Shtator 2023, 18:09| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 21:36

  • Share

Tre punonjës të policisë janë plagosur në një aksident rrugor që është shënuar pasditen e të hënës në aksin rrugor "Levan-Tepelenë". Makina e tyre është përplasur nga një automjet tip "Land Rover". Të tre efektivët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 16:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip "Land Rover" me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip "Skoda", me drejtues punonjësin e Policisë H. K. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?