Trofeu i Champions League

Lamtumirë grupeve të Champions League, nga sezoni i ardhshëm kompeticioni i lavdishëm ndryshon formulën

14 Dhjetor 2023, 13:16| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 13:18

  • Share

Të mërkurën ishte hera e fundit që kishte ndeshje të fazës së grupeve, siç jemi mësuar deri më tani, në Champions League. Nga sezoni i ardhshëm, 2024-2025, do të ketë një format të ri të kompeticionit që nuk parashikon më ndarjen në 8 grupe me nga katër skuadra.

Në 2021 është vendosur që Championsi i sezonit të ardhshëm të jetë me 36 skuadra dhe të gjithë ekipet do jenë në një grup të vetëm. Secili ekip do bëjë 8 ndeshje dhe kush renditet nga vendi i parë deri në vendin e tetë kualifikohet direkt për në fazën e 1/8, ndërsa nga vendi i 9 deri në të 24 do bëjnë ‘play-off’ me sistem vajtje ardhje për të kompletuar fazën me 16 skuadra më të mira.

8 ndeshjet do jenë të ndara katër në shtëpi dhe katër në transfertë, ndërsa kundërshtarët do përzgjidhen në bazë të renditjes së skuadrave në vazo. Strukturë e ngjashme me Euroligën e basketbollit.

Ndryshe nga çfarë ndodhte deri më tani, çdo skuadër që merr pjesë në Champions League ka të garantuara tetë ndeshje. Pas fazës së parë, ku janë 8 ndeshjet në grupin e madh prej 36 ekipesh, skuadrat që renditen nga vendi i 25-36 do eliminohen dhe nuk shkojnë në asnjë prej kompeticioneve të tjera më të ulëta të UEFA-s.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?