Lama e Mezani, nga Brindizi në Tiranë
për Muzeun e Nënë Terezës

14 Dhjetor 2013, 07:38| Përditesimi:

  • Share
BRINDIZI- Në orën 11:00 paraditen e 12 dhjetorit 2013 në pallatin “Nervegna” në Brindisi, këshilltari i sportit dhe politikave rinore Antonio Giunta mirëpriti stafetën e dy vrapuesve italo-shqiptarë Edison Lama e Laert Mezani pjesëtarë të ekipit “Peoples Runners” sostenuta dall’azienda Criman di Correggio (Reggio Emilia). “Peoples Runners”  në kopje e së cilës do t’i dorëzohet kryebashkiakut dhe që është nënshkruar nga personalitete dhe fitues të çmimit Nobel të Paqes. “Projekti Dialog”, një nismë komplekse që synon pikëtakimet mes kulturave dhe feve të ndryshme dhe që realizohet nga shoqatat kulturore italiane “Agora”, “MicroMacro”, “Events”, dhe shoqatat sportive “PeoplesRun” dhe “ZeroUno”. “Projekti Dialog” është pjesë e Shoqatës për realizimin e projektit "Muzeu Ndërkombëtar Nënë Tereza”.

Shoqata “Peoples Runners CRIMAN” mbërriti në Brindisi, pas një stafete që u iniciua në Rexho (Reggio) Emilia, përmes Italisë nga veriu në jug. Pastaj vazhdon në Durrës dhe Tiranë, ku do të dorëzohet fanella origjinale në përurimin e ekspozitës së madhe për Nënë Terezën, organizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës me rastin e dhjetëvjetorit të Lumnimit (2003-2013). Është një projekt i madh i bashkëpunimit italian-shqiptar me pjesëmarrjen e Sekretariatit të Çmimit Nobel për Paqe, Vatikanit dhe disa komunave dhe institucioneve italiane: ekspozita do të përurohet të enjten, më 19 dhjetor në Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, në praninë e shtypit dhe të autoriteteve italiane dhe shqiptare. Stafeta është simbol i fuqishëm i bashkimit i dy brigjeve të Mesdheut me mesazhin e madh të Nënë Terezës.

Nënshkruesit e Fanellës së Dialogut
Mairead Corrigan Maguire - Çmimi Nobel për Paqen 1976
Betty Williams – Çmimi Nobel për Paqen 1976
Rita Levi Montalcini – Çmimi Nobel për mjekësinë 1986
Muhammad Yunus - Çmimi Nobel për Paqen 2006
Lech Ëalesa - Çmimi Nobel për la Paqen 1983
Rajendra Kumar Pachauri – President i IPCC, Çmimi Nobel për Paqen 2007
Rigoberta Menchù Tum - Çmimi Nobel për Paqen 1992
John Hume – Çmimi Nobel për Paqen 1998
Frederik Willem de Klerk - Çmimi Nobel për Paqen 1993
Kardinali Paul Poupard - President i merituar, Këshilli Pontifikal për Kulturën Vatikan
Kerry Kennedy – Presidente e Fondacionit Kennedy
Bob Geldof – artist i angazhuar në veprimtari sociale
 
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?