Lakra shëron një sërë sëmundjesh

30 Tetor 2013, 12:34| Përditesimi:

  • Share
Mënyra të ndryshme të konsumimit të lakrës shërojnë një sërë sëmundjesh të ndryshme. Në bazë të mënyrës se si ne e përgatisim në gati, lakra merr vlera ushqyese duke vepruar në shërimin e disa lloje sëmundjesh.

Duke konsumuar lëngun e saj njerëzit që vuajnë nga kapsllëku kronik kanë një përfitim të mirë nga lakra. Gjithashtu lakra parandalon mungesën e vitaminave, shëron mukozën e organeve për tretje. Për ta siguruar një punë të mirë të zorrëve, mjafton të pihen dy ose tri lugë me lëngë lakre.

Por edhe gatimi i supës me lakër ka vlera të larta në lehtësimin e kollitjes dhe inflamacionit të laringut. Për persona me anemi rekomandohet lakra e papërpunuar ose e zier në avull, sepse është e pasur me kripëra minerale, vitamina si dhe klorofil.

Ulcera në lukth mund të shërohet gjithashtu, por me lëng të lakre. Lëngu përgatitet duke u prerë gjysmë kilogrami lakër e më pas të bluhet, i hidhet pak kripë dhe të qëndrojë për një kohë. Pas kësaj filtrohet dhe ruhet në frigorifer. Supa nga fletët e lakrës bëhet duke përzjerrë dy lugë miell në tri lugë vaj.

Aty shtohen fletët e prera, që të bashkohen me miellin e përzjerrë, e më pas i hidhet ujë deri në dendësinë e dëshiruar. Më pas mund t'i shtohen erëza të ndryshme, hudhër, majdanoz dhe dy lugë me ajkë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?