Projekti si do duket kopshti 42 në Tiranë

'Lakmohet nga bashkia për ndërtim'/ Projekti hedh poshtë akuzën e PD-së, ja si do duket kopshti 42 në Tiranë

29 Gusht 2020, 17:29| Përditesimi: 29 Gusht 2020, 17:49

  • Share

TIRANË- Ky është projekti për rindërtimin e kopshtit numër 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

PD-ja akuzoi sot kryebashkiakun, se ky kopsht nuk ishte vënë pjesë e listës së rindërtimit, pasi do të bëhej pallat, por Report Tv ka siguruar projektin e godinës.

Ndryshe nga sa pretendojnë demokratët, në këtë hapësirë është parashikuar ndërtimi i një kopshti dhe një çerdheje, ku siç mund të shikohet edhe në foto, do të vihen në dispozicion të vogëlushëve, 3 godina, ku përfshihen dhe parku i lojërave dhe tarraca të gjelbra.

Më herët ishte zyrtari i Partisë Demokratike Ndriçim Mehmeti i cili hodhi akuza se vendi ku ndodhet kopshti është i lakmuar për biznesin e ndërtimit, por projekti tregon të kundërtën. Puna për ndërtimin e këtij kopshti, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia e Tiranës do të nisë shumë shpejt.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 29/08/2020 20:55

    Ku din gje ti ben tironci ti domate salce koci dhe te qihet motra per 5 mije leke smer vesh nga keto pune ti

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 29/08/2020 18:01

    Vetem mu... hajne nuk u ngopen?

    Përgjigju
    • Ana: 30/08/2020 13:06

      Tamam,, vetem sa nxjerrin ne foto bukur, dhe si hale i bejne,, po jane dhe keta plehra lepirsa te ripjelljes

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?