Lakër me perime në furrë nga zonja Albana

11 Janar 2023, 11:24| Përditesimi: 11 Janar 2023, 11:25

  • Share

Lakër me perime në furrë

Përbërësit:

  • 300 gr lakër e bardhë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 2 patate
  • 1 karrotë
  • 3 speca jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 lk piper djegës
  • 3 vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë kos
  • 3 lgj miell
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 150 gr djathë miks
  • Majdanoz, koper
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim fillimisht qepën e grirë hollë spërkatur me pak kripë. Pasi qepa është zbutur shtojmë patatet e prera hollë dhe më pas lakrën e grirë mesatarisht, karotën e grirë në rende dhe specat e prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike (majdanoz koper, etj).

Në një tas shtojmë qumështin, kosin, vezët, miellin, pluhurin pjekës, kripë dhe piper. Bashkojmë në një tavë të gjithë përbërësit, spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?