Lakër e pjekur me presh dhe pançetë nga zonja Albana

26 Janar, 11:35| Përditesimi: 26 Janar, 11:36

  • Share

Lakër e pjekur me presh dhe pançetë 

Përbërësit:

  • 1 lakër e bardhë
  • 1 kokërr limon
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 200 gr pançetë
  • 2 presh
  • 1 degë selino
  • 1 gotë verë
  • 2-3 domate
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Grijmë lakrën dhe e shtrojmë në një tavë, e spërkasim me vaj ulliri, kripë, lëng limoni. Shtojmë 2-3 thelpinj hudhër të pa prera dhe e vendosim lakrën në furrë të nxehtë në 200 gradë për 30 minuta. Ndërkohë në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim pançetën të ndarë në kubikë mesatarë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, shtojmë preshin, selinonë e grirë dhe piperin e kuq. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas e shuajmë me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të grira në blender. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë preshin të gatuhet në zjarr për disa minuta. Nxjerrim lakrën nga furra dhe e shtojmë në tenxhere, e përziejmë mirë dhe e lemë gatimin dhe për 20-30 minuta në temperaturë sa më të ulët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?