Lakër e mbushur me qofte me mish të grirë dhe oriz nga zonja Albana

8 Dhjetor 2023, 11:24| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 11:26

  • Share

Lakër e mbushur me qofte me mish të grirë dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 lakër mesatare
  • 450 gr mish i grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 80 gr oriz
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 1 degë selino
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 5 lgj salcë domate
  • Hudhër të shtypur
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi
  • Pançetë FIX

Përgatitja:

Marrim një lakër të ngjeshur dhe presim majën si kapak më shumë se gjysma. E boshatisim brenda duke i bërë prerje rrethore me thikë dhe më pas diagonale. Bashkojmë në një tas të madh mishin e grirë, qepën dhe selinonë e grirë imët, vajin e ullirit, orizin, hudhrën, kripën, piperin e zi dhe specin e kuq pluhur. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte rrumbullake në madhësi mesatare. I vendosim qoftet në brendësi të lakrës. Ndërkohë përgatisim një salcë duke vendosur në zjarr 5 lugë salcë domate me hudhër të shtypur, kripë, piper dhe erëza aromatizuese sipas dëshirës. E shtojmë salcën tek lakra sipër qofteve, i mbulojmë me pançetë dhe vendosim kapakun e lakrës. E vendosim lakrën e mbushur në një tavë, e mbulojmë me letër pjekje të lagur dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 90 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?