Arben Kraja

Kronikë

Lajmi për vjedhjen e banesës në Lalëz, Arben Kraja për Report Tv: ‘Fake news’, gjithçka e sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit

3 Gusht 2021, 07:42| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 08:59

  • Share

Kreu i SPAK Arben Kraja e ka quajtur të pavërtetë lajmin për vjedhjen e banesës së tij në Lalëz.

Sipas Krajës s'ka asnjë mundësi ta fshehë vjedhjen nëse do të ishte e vërtetë, por thekson se s'ka ndodhur asnjë vjedhje në shtëpinë e tij as këto ditë e as më parë. Në një reagim për Report TV Kraja tha se lajmi i pavërtetë është sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit

“Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më parë. Lajmi i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit”, tha Kraja.

Ky reagim i kreut të SPAK ka ardhur pas lajmeve që qarkulluan në disa medie online ku thuhej se shtatë shtëpi janë grabitur në Gjirin e Lalëzit, sipas tyre njëra ishte e Krajës. Poor një lajm i tillë siç e konfirmon Kraja është i pavërtetë dhe sipas tij tendencioz.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?