Lajmi i mirë/ Drejtori i Gjendjes Civile në Report Tv: Nga 1 maji, çdo emigrant do marrë elektronikisht një certifikatë në 6 gjuhë

28 Prill 2022, 19:36| Përditesimi: 28 Prill 2022, 22:35

  • Share

TIRANË- Nga data 1 maj, çdo emigrant shqiptar që do të kërkojë për të marrë një certifikatë në gjuhën angleze dhe jo vetëm, do të ketë mundësi që ta marrë atë në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë që të vijë në atdhe, e të presë me orë të tëra në sportele. Këto certifikata përveç gjuhën angleze dhe shqipe, do të jenë edhe në 4 gjuhë të tjera, greqisht, spanjisht, italisht, gjermanisht. Drejtori i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro, në një intervistë në emisionin 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, dha detaje nga ky shërbim.

"Ne aktualisht përtej 1 majit, janë 13-14 shërbime, do kenë mundësi që të shkarkojnë një certifikatë në gjuhë të huaj të vulosur elektronikisht që mund ta apustulojnë dhe ta përdorë në shtetin ku jeton, do jenë 6 gjuhë, shqip, greqisht, spanjisht, italisht, gjermanisht dhe anglisht, e lehtë që të lexohet dhe një punonjës administrate ku do të dërgohet. Ky  shërbim do jetë online nga 1 maji", tha Stavro.

Ai ka sqaruar se nga 1 maji do të nisë një epokë e re, duke theksuar edhe një herë se nuk do të ketë asnjë sportel për shërbimet që do të jenë online. Lajmi i mirë është se nuk do të ketë aspak pasoja sociale, pra jo punonjës që do të hiqen nga puna, por do të ketë një riorganizim të të gjithë punës në zyrë, ku do të ndahen  në 2 grupe.

"Një pjesë do të shërbejnë fizikisht dhe do të kthyejnë akte lindje, akte martese, të tjerët do të shkojnë përditshmërish në zyrë, por do jenë para një kompjuteri dhe do i shërbejnë kërkesave online, siç mund të jetë kërkesa për ndryshim vendbanimi", sqaroi Stavro në Report Tv.

Për këtë është menduar edhe për të moshuarit që nuk kanë një marrëdhënie aq të mirë sa pjesa tjetër e popullsisë kur vjen puna te përdorimi i internetit.

"Dhe atë shtresë ta ndihmojmë sa më shumë që të marrin shërbimin, nevoja mundëson edhe në nxënien më të shpejtë të këtyre shërbimeve, kemi kolege që përjetësisht kanë punuar në letër, por kur doli online e mësuan mjaft mirë, do ketë vështirësi në fillim, por edhe me ndihmë që do ofrojmë apo nipërve që do kenë të mëshuarit, mendojmë që do arrihen. Shërbimet online do ofrohen vetëm online, falas", përfundoi  Drejtori i Gjendjes Civile në emisionin'Studio Live'.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në një raport për vitin 2021-2022, e renditi Shqipërinë në vendin e parë në rajon për qeverisjen dixhitale. Po ashtu Shqipëria lë pas edhe disa shtete të BE, si Gjermaninë, Italinë, Greqinë e Hungarinë.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 29/04/2022 01:40

    O zoteri pirdh se lirohesh…certifikatat tona edhe me 20 gjuhe nuk i njeh njeri deri sa nuk firmosim traktatin e Vjenes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?