Lajme të mira për shqiptarët në Gjermani, shtetësia tashmë mund të merret më shpejt, ja kushtet

20 Maj 2023, 09:12| Përditesimi: 20 Maj 2023, 16:06

  • Share

Në të ardhmen të huajt në Gjermani do të mund të marrin shtetësinë pas pesë vjetësh, në raste integrimi të shkëlqyer edhe pas tre vjetësh. Kriter përjashtues do të ishte antisemitizmi.

Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet për të marrë pasaportën, në të ardhmen do të mjaftojnë pesë. Në një projektligj të koalicionit gjerman, thuhet, se dhënia më e shpejtë e shtetësisë do të ishte “një stimul për t’u integruar më shpejt”, sipas ZDF. Sipas ministres së Punëve të Brendshme të Gjermanisë,  Nancy Faeser (SPD) është i mundur edhe një integrim më i shpejtë. Kush ka arritje të veçanta në integrim mund të marrë edhe pas tre vjetësh shtetësinë gjermane. Kjo vlen për ata që flasin shumë mirë gjuhën gjermane, arrijnë në punë rezultate të shkëlqyera apo angazhohen në punë vullnetare.

E mundur shtetësia e dyfishtë

Edhe shtetësia e dyfishtë është e mundur, sipas projektligjit. Fjala është për lejimin e disa shtetësive. “Shumë të ardhur në Gjermani, ndjehen gjermanë, por nuk duan ta ndërpresin plotësisht marrëdhënien me vendin e prejardhjes”, ka thënë Faeser. Në të ardhmen ata nuk do të jenë të detyruar të dorëzojnë një pjesë të identitetit të tyre.

Po ashtu fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj do të marrin më lehtë shtetësinë gjermane. Kusht është që njëri nga prindërit të ketë jetuar të paktën pesë vite në Gjermani. Deri më tani ky kusht ishte tetë vite. Politikani për çështjet e brendshme të CDU-së, Alexander Throm e kritikoi reformën e qeverisë, sepse me të “rritet reziku, që të marrin shtetësi shumë shpejt personat që nuk janë të integruar sa duhet”. Një integrim pas tre ose pesë vjetësh është shumë i hershëm, ka thënë Throm. “Integrimi ka nevojë për kohën e vet.”

“Shenjë e mirë” – antisemitizmi është kriter përjashtues

Rregullat për integrim më të shpejtë përmes htetësisë nuk do të vlejnë për ata persona që kanë rënë në sy për veprime antisemitiste. “Për të pasur siguri për këtë ne duam të forcojmë verifikimet dhe pyetje të sigurisë të personave që bëjnë kërkesë për shtetësi”, është shprehur drejtuesi grupit parlamentar të Partisë Liberale, FDP, Stephan Thomae për “ZDFheute”.

Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster e mbështeti këtë rregullore. “E përshëndes shprehimisht”, tha ai. Një veprim antisemitist e ka penguar edhe më parë marrjen e shtetësisë, por që tani futet qartësisht në rregullore është një shenjë e mirë. E Majta kritikon, që me këtë presupozohet sikur antisemitizmi është i importuar. Atë e gjen thellë edhe në Gjermani, ka thënë një zëdhënës i Të Majtës.

FDP kishte kërkuar një ashpërsim të rregullave. Sipas Stephan Thomae duhet të pengohen shtetësitë që “çimentojnë marrjen e asistencave sociale”. Liberalët kërkojnë që të “marrin shtetësi ata persona që mund të sigurojnë vetë jetesën për veten dhe familjen e tyre.” Rregulloret parashikojnë përjashtime për punëtorët e ftuar, “Gastarbeiter” dhe raste të veçanta vështirësie. Reforma e shtetësisë ka qenë e parashikuar në marrëveshjen e koalicionit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme me ujdinë e arritur në qeveri fillojnë miratimet në landet gjermane./ DW

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 20/05/2023 16:51

    Nje lajme i mire per skllevrite e botes. Por ky ashte nje lajme i mire per grekete dhe serbete se si shqiptare po ikune.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 20/05/2023 11:04

    Sa mirë, të ikim të gjithë.

    Përgjigju
    • emri: 20/05/2023 16:32

      gjermanet gjithmone te miren na kane dashur dhe kur nuk i kemi kuptuar. po si thika cdo gje ka dy presa

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?