'Lajme të mira për sëmundjet që kanë prekur popullatën globale!' Meri Gjini bën parashikimin për marsin: Shenja më me fat…(VIDEO)

2 Mars 2020, 12:29| Përditesimi: 2 Mars 2020, 14:44

  • Share

Do të jetë një muaj i mbarë Marsi, sidomos pas datës 20. Të paktën kështu shprehet në emisonin “Rreze Dielli” astrologia Meri Gjini. Do të duhet që këtë muaj të jemi selektivë për gjërat që duhet të marrim dhe të besojmë.

Ajo thotë se do të ketë tonacione të larta në aspektin politik e ekonomik në fushën ndërkombëtare, por kjo nuk e bën një situatë të vështirë, por një turbullirë që do të çojë drejt zgjidhjeve të 3 vjeçarit në vijim, ndërkohë që paralajmëron lajme të mira përsa i përket sëmundjeve që kanë prekur popullatën globale.

Gjithashtu ajo thotë se lajme të mira do të merren edhe në aspektin shëndetësor dhe në atë emocional. Ndër shenjat më me fat duket se do të jenë edhe Binjakët.

Dashi:

Në javën e parë të muajit do të jeni konfuz në pjesën emocionale, por muaji do të mbyllet mirë. Megjithatë kryefjalë duhet të jenë lëvizjet profesionale dhe ekonomike. Do të keni përmirësim të ekonomisë.

Demi:

Momente të papritura që do ju japin buzëeqeshje dhe vlerësim maksimal. Ngjyrosja e muajit do të fokusohet edhe te dashuria. Përsa i përket parave, fati do ju buzëqeshë në fund të muajit.

Binjakët:

Duhet të seleksiononi gjërat për të cilat duhet të vraponi! Kjo do t'ju ndihmojë në aspektin njerëzor dhe të ndjenjave.Do ju lehtësohen cështjet praktike dhe do të gjeni veten plot ide. Nga data 5-9 duhet të mos harxhoni kot energji. Përsa i përket dashurisë, duket sikur ka një tendencë flirtesh jo shumë të ligjshme, por do shijoni vlerësimin e të tjerëve.

Gaforrja:

Do ta gjeni veten në qendër të vëmendjes, duke ndihmuar të tjerët në çështje të rëndësishme. Do të jeni konfuzë në raportet në çift, por nuk duhet të ngatërroni dashurinë me shoqërinë sidomos në pjesën e fundit të muajit. Duhet të zgjidhni aty ku ju lejohet!

Luani:

Bilancet ekonomike janë ndjesia e parë e muajit, duke ju shkaktuar një farë nervozizmi. Ndajini me njerëzit ato që mendoni, pavarësisht se nuk ju pëlqejnë kritikat. Mesi i muajit do të jetë me fat për xhepin tuaj ose në punë. Do të keni një benefit ekonomik që do të vijë nga puna juaj. Pavarësisht lodhjes, do të keni një muaj të mirë.

Virgjëresha:

Konfuz në raport me njerëzit që ju rrethojnë në punë, por do të arrini të keni raporte të rëndësishme me njerëz të rëndësishëm pranë jush.  Do të keni maksimumin e produktivitetit, ndërkohë që do të rregulloni edhe raportet shoqërore.

Peshorja:

Do ta nisni muajin me cështje që i përkasin fizikut. Do të keni minimumin e dëshirës për të shkuar në punë. Do të rregulloni cëshjet nga viruset e thjeshta të sezonit deri në cështje më të rëndësishme. Periudhë intensive në profesionin tuaj. 

Akrepi:

Do ta gjeni veten duke vrapuar për të tjerët, por qëllimi i muajit është të përshpejtoni për gjërat që doni të arrini. Do jeni pak konfuzë në pjesën e parë të muajit. Drejtojeni dashurinë atje ku e keni më të nevojshme.

Shigjetari:

Deri në datën 5 do të jeni pak melankolikë, që mund të sjellë grindje në familje. Por pas kësaj date do të keni një përiudhë produktive dhe të lehtësuar. Nëse keni çështje për të mbyllur, datat e përshtatshme janë 5-20. Planifikoni disa ditë pushim, pasi keni nevojë! Përsa i përket çëshjeve emocionale, nuk do keni njohje të reja.

Bricjapi:

Në javën e parë të muajit do keni vështirësitë e vetme që do të hasni. Pas datës 9 do të keni vlerësimin e duhur dhe do të gëzoni dhe një status më prestigjoz. Bëni kujdes në mënyrën sesi do të pozicionoheni ndaj të tjerëve. Veprimet e nxituara mund të jenë thjesht iluzione!

Ujori:

Pak melankolikë, që vjen nga brishësia juaj. Tematika qëndrore do të jetë buzëqeshja ekonomike, që do të vijë rreth mesit të muajit. Të kujdeshëm duhet të jeni në pjesën e shëndetit.

Peshqit:

Do jeni të favorizuar te intuita juaj. Do të ndiheni shumë mirë me atë që përfaqësoni. Do të keni lajme të mira edhe në jetën personale. Qëndroni larg përdorimit të alkoolit sepse dëmi do të jetë shumë i madh, të paktën deri në datën 14 Mars. 

 

 

 

 

D.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Titi: 02/03/2020 15:59

    Pu Pu Pu Pu si mund te besosh, kjo duket qe ne surrat, duhet të vizitohet në psikiatri, cpata që e lexova me zuri diarrea..

    Përgjigju
  • Vlonjati me nene labe e baba lushnjar, pjella e Lushnjarit: 02/03/2020 14:30

    Mona nr 2 , fallxhorja filxhan mona nr 2

    Përgjigju
    • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 02/03/2020 20:48

      Nëna vlonjate me fshatar Peqini? Bravo!

    • Peqini: 02/03/2020 16:01

      Babi jot jam unë nga Peqini, pyete mamin mirë...

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?