Lajme të mira nga La Liga, tifozët mund të rikthehet në stadiume brenda qershorit

9 Qershor 2020, 10:57| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 11:00

  • Share

Futbolli pa tifozë humbet shumë pasi kjo është arsyeja që ai luhet, por për shkak të koronavirusit është bërë ky kompromis me qëllimin e vetëm që topi të rrotullohet dhe të japë mesazhin, që loja më e dashur në botë ia del.

Nga Spanja ndërkohë vijnë lajme shumë të mirë përsa i përket kësaj çështje. Fillimisht ishte thënë se tifozët në stadium do të mungonin deri në vitin 2021, ndërsa tani raportimet janë krejt ndryshe dhe shpresdhënëse. Kjo edhe për faktin e revoltimit të tifozëve që pak ditë më parë dolën me pankarta në duar ku shkruhej: ‘U kthye biznesi dhe jo futbolli.’

Tani ‘Cope’ shkruan se falë edhe bisedimeve me qeverinë spanjolle po mendohet që duke filluar nga data 29 qershor tifozët të kthehen në stadiume. Nuk dihet saktësisht nëse do të jetë me përqindje stadiumi, apo me kapacitet të plotë, por gjithsesi lajmi i mirë është se tani nuk po mendohet më për rifillimin e futbollit, por si të kthehen tifozët në stadiume.

La Liga pas një ndërprerje gati 3 mujore do të rifillojë në datën 11 qershor me javën e 28.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?