Besfort Dajçi

Lajm i trishtë! Shuhet punonjësi i policisë bashkiake Tiranë, kolegët: Do të kujtojmë gjithmonë me mall

11 Maj 2020, 18:08| Përditesimi: 11 Maj 2020, 20:38

  • Share

Një punonjës i policisë bashkiake Tiranë është ndarë nga jeta duke humbur betejën pas një sëmundje të rëndë. Ai është Besfort Dajçi dhe kishte 4 vite që I ishte bashkuar efektivëve të Policisë bashkiake Kolegët e tij e vlerësojnë jo vetën për qetësinë e tij, por edhe për maturinë dhe sjelljen tepër korrekte si me, ashtu gjatë punës me qytetarët. Ata shprehen se kurrë nuk i tha jo punës, ndërsa tregojnë dhjetëra raste kur. Besforti ka ndihmuar të moshuar por edhe fëmijë që kanë pasur nevojë për ndihmë.

Ai la pas bashkëshorten por edhe një fëmijë të vogël 6 vjeç

"Policia Bashkiake Tiranë, me keqardhje dhe pikëllim të thellë, mori sot lajmin e trishtë, për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, të efektivit shembullor Besfort Dajçi. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt" thuhet një njoftimin e policisë bashkiake Tiranë.

Njoftimi i policise bashkiake Tirane

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 12/05/2020 10:24

    Ngushellime familjareve dhe te afermve, fatkeqesi e madhe ikja ne kete moshe te re.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?