Aleksandër Hoxha

Lajm i trishtë për bluzat e bardha, ndahet nga jeta mjeku Aleksandër Hoxha! Kolegët: Qofsh i parajsës mik i nderuar

27 Janar 2021, 21:21| Përditesimi: 28 Janar 2021, 09:16

  • Share

Lajm i trishtë për mjekësinë shqiptare! Ndahet nga jeta papritur mjeku i njohur anestezist dhe pedagogu i shquar i Fakultetit të Mjëkesisë Aleksandër Hoxha.

Lajmin e ka dhënë Shoqata e Anestezistëve & Reanimatorëve të Shqipërisë në një postim në rrjete sociale, e cila nuk bën me dije se cili ka qenë shkaku i vdekjes.

“Me dhimbje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te kolegut dhe mikut prof.Aleksander Hoxha! U prehsh ne paqe profesor i dashur! Ngushellimet me te sinqerta familjareve dhe te afermve! Qofsh i parajses mik i nderuar”, shkruan Shoqata e Anestezistëve & Reanimatorëve.

Prof. Asc. Hoxha përfundoi studimet e larta me rezultate të shkelqyera në Fakultetin e Mjekësisë dhe u specializua në Anestezi – Reanimacion pas viteve 90‘. Profesori i ndjerë ka pasur mbi 30 vjet eksperiencë pune në këtë specialitet të vleresuar; 5 vjet në Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe 18 vjet në Shërbimin e Neurokirurgjisë dhe kudo ka shkëlqyer si profesionist dhe njeri. Me një eksperiencë të pasur 10 – vjeçare si pedagog i ftuar në lëndën e Farmakologjisë së Përgjithshme; në vitin 2005 filloi misionin e tij akademik si pedagog me kohë të plotë në fakultet dhe në shkollën e specializimit në Anestezi - Reanimacion. Pjesë e Shërbimit Universitar të Anestezi – Reanimacionit.

Gjatë karrierës se tij të gjatë, të përvijuar nga shkenca, modestia dhe humanizmi, profesori ka dhënë një kontribut të çmuar për përparimin e specialitetit të Anestezi - Reanimacionit dhe mjekësisë bashkëkohore në vendin tone. Ai ka qenë anetar aktiv i bordeve drejtuese të Shoqatës Kombëtare të Anestezi–Reanimacionit, Shoqatës Evropiane të Anestezisë (ESA), Këshillit Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë dhe plot redaksive të periodikeve shkencore të njohur. Ai ishte autor i pesë monografive dhe teksteve mësimore për Anestezi – Reanimacionin; Farmakologjinë e Përgjithshme, trajtimin e dhimbjes dhe gjithashtu i dhjetra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?