Prinderit e Marvi Mihalit

Bledi Mane: Lajm i gëzuar/ U vra për një karikues telefoni, Marvi Mihali bëhet me motër

6 Shkurt 2020, 13:48| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 14:30

  • Share

E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vrasja makabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë?

Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar.

Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes.

Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Punime: 07/02/2020 09:48

    Zoti ua rujt ,e mos pafshi kur keq ne te.

    Përgjigju
  • hasani: 07/02/2020 00:55

    me jete te gjate paste kembedhe fat te mbare

    Përgjigju
  • bJANKA: 06/02/2020 20:41

    bRAVO bLEDI, TE NDJEFTE E TE DEGJOFTE mARVI NGA BOTA E PAQME NE TE CILEN NDODHET. bRAVO QE DHE KETE LAJM TE BUKUR E TE NDJERE. vAJZA TU RROJE E ME JETE TE GJATE PRINDERV HERONJ E TE MREKULLUESHEM.

    Përgjigju
  • Qytetar: 06/02/2020 18:42

    Ta kene me jete vajzen.vertet lajm i gezuar per keta njerez te mrekullueshem qe qelbesirat plerat u moren driten e syve Marvin e gjore.

    Përgjigju
  • LORA: 06/02/2020 14:48

    M'e ka tronditur thellesisht vrasja e djaloshit Marvi Mohali. M'e ka impresionuar dhe e kam ndjekur me vemendje betejen ligjore te Prinderve te tij me rrangallen kriminale te drejtesise. Faleminderit per lajmin Bledi Mane . Respekt te thelle per çiftin Mihali, qe gjeten forcen e madhe per te sfiduar dhimbjen pa fund dhe sollen ne jete Motren e Marvit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?