Zjarr i fuqishëm në një banesë te 'Rruga e Kavajës', s'raportohet për të lënduar! Shkak shpërthimi i bombolës së gazit (VIDEO)

8 Shkurt 2021, 13:00| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 13:24

  • Share

TIRANË- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një apartament te ‘Rruga e Kavajës’ në kryeqytet. Report Tv mëson se shkak ka qenë bombola e gazit, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në banesën në pronësi të A. B..

Siç shihet nga pamjet që Report Tv, zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke penguar që flakët të përhapen dhe në banesat e tjera të pallatit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?