Lajçak viziton nesër Serbinë, takime dhe diskutime me Kurtin dhe Vuçiç

4 Dhjetor 2022, 15:26| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 11:28

  • Share

Ditën e nesërme në orën 11:00, i deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Serbinë dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak e ka konfirmuar vetë ardhjen e tij në Serbi dhe Kosovë gjatë një intervistë për Kanal 10. Ai tha se javët e ardhshme do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai tha se me Kurtin dhe Vuçiç do të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes për targat e arritur së fundmi, si dhe për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në përputhje me planin franko-gjerman.

Sipas “Novostit”, Lajçaku dhe Vuçiç do të flasin edhe për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim. Novosti shkruan se nga takimi me Lajçakun pritet që Vuçiqi të vendosë nëse do të shkojë në Tiranë për Samitin BE- Ballkani Perëndimor.

Gjithashtu ai foli edhe për afatet kohore për marrëveshje, bazuar në propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman, i cili tha se nëse ekziston vullneti, çështja mund të përmbyllet brenda javësh.

“Ne besojmë se nuk duhet të shpenzojmë shumë kohë për këtë propozim dhe për këtë marrëveshje. Nëse palët janë të përkushtuara, serioze dhe të gatshme, kjo mund të përmbyllet brenda javësh”, tha ai.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?