Lajçak: Të shpallen zgjedhjet në veri të Kosovës, jo më vonesa

31 Dhjetor 2023, 13:57| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 13:58

  • Share

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i kujton edhe një herë Prishtinës se BE pret që zgjedhjet në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme.

“Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme. Është e rëndësishme që procesi drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komuna më në fund filloi me themelimin e grupeve të punës se serbëve të Kosovës në fillim të dhjetorit. Më vjen keq që regjistrimi i tyre fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e firmave për shkarkimin e kryetarëve të fillojë menjëherë”,  u shpreh ai.

Lajçak tha për nënvizoi serbe, Politika, rëndësinë e faktit që ka nisur tashmë krijimi i grupeve nismëtare për nënshkrimin e peticionit.

“Rithemelimi i pushteteve lokale në veri të Kosovës është i nevojshëm për shtensionimin përfundimtar të situatës, u shpreh ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?