Miroslav Lajçak dhe James O’Brien

Lajçak takon O’Brien në Davos: Ne duam ta shohim Ballkanin të ecë përpara

16 Janar, 10:32| Përditesimi: 16 Janar, 10:33

  • Share

Ballkani ka qenë tema e diskutimit në takimin e së martës mes të Dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Ky takim i të Dërguarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë është zhvilluar në Zvicër, para fillimit të punimeve në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

“Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak në platformën X.

Top-diplomati sllovak theksoi se “është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?