Kosova & Rajoni

Lajçak takon Abazoviç: Është jetike mbajtja e orientimit të qartë të Malit të Zi drejt BE-së

14 Shtator 2021, 11:37| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 11:39

  • Share

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka takuar zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me të cilin ka biseduar për zhvillimet atje.

Lajcak përmes një postimi në Twitter-t ka theksuar se orientimi i qartë i Malit të Zi drejt BE-së është jetik.

“Mirënjohës për diskutimin shumë të qartë dhe të hapur me zëvendëskryeministrin, Dritan Abazoviç, rreth zhvillimeve të fundit në Malin e Zi. Theksova që është jetike mbajtja e një orientimi të qartë strategjik drejt BE-së”, ka shkruar Lajcak.

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për situatën në Mal të Zi, pas trazirave që shpërthyen atje me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Në reagimin e BE-së kërkohet përmbajte dhe hetime për dhunën.

“Zhvillimet në Mal të Zi janë tejet shqetësuese. Liria e tubimit është e drejtë themelore e BE-së. Në të njëjtën kohë, ajo e drejtë duhet të përdoret pa paragjykuar shëndetin publik dhe në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.

Mitropoliti i Malit të Zi, Joanikije, u shugurua të dielën në Cetinë të Malit të Zi. Shugurimi shkaktoi tensione të larta midis qytetarëve malazezë dhe serbë të Malit të Zi. Ngjarja u përcoll me disa incidente, dhjetëra të plagosur dhe angazhimin e forcave të shumta policore.

.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?