Lajçak takohet me Vuçiçin në New York: Diskutuam për normalizimin e marrdhënieve me Kosovën

21 Shtator 2022, 08:42| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 08:46

  • Share

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në New York. Lajçak shkruan se kanë diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

"Pas takimit tim me kryeministrin Kurti në Prishtinë javën e kaluar, kam vazhduar edhe bisedën me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Nju Jork sot. Folëm për rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën", shkruan Lajçak. 


Lajmi kryesor:

Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor në New York: BE do iu mbështesë në sfidën energjetike, sigurinë kibernetike dhe pasojat që ka sjellë lufta


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?