Lajçak dhe Kurti

Lajçak takim ‘kokë më kokë’ me Kurtin në Slloveni: Në shtator pritet ballafaqimi me Vuçiçin në Bruksel

28 Gusht 2023, 21:42| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 21:46

  • Share

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi ‘kokë më kokë’ u bë në kuadër të vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës në Forumin Strategjik ‘Bled’ në Slloveni. 

Lajmin e bëri të ditur vetë Lajçak nëpërmjet një postimi në platformën X. Ai shkroi se në fokus të diskutimeve ishte takimi që do të bëhet në Bruksel me ndërmjetësuesit e dialogut, Kurtit dhe Vuçiç në kuadër të dialogut. Takimi do të mbahet në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit.

“Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti, sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit”, shkroi Lajçak

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?