Mirosllav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç

I dërguari i BE, Lajçak në Beograd takon Vuçiç! Petkoviç: Takimi në 16 nëntor për statutin e Asocacionit

14 Nëntor 2023, 07:58| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 15:08

  • Share

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takua në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Më herët Lajcak u takua edhe me Drejtorin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Pekoviç, i cili tha se është pranuar fesat për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd në 16 nëntor në Bruksel ku do të diskutohet për statutin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe.    

“Pala jonë është shumë e përgatitur dhe po shkojmë me një ekip ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e statutit të Asocacionisë, që është hapi i parë konkret drejt formimit të kësaj strukture”, tha Petkoviç për media.

Sipas tij diskutimet për statutin duhet të japin përgjigje si do të zgjidhen një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me Asocacionin dhe mbi të gjitha se si do të zgjidhen kompetencat ekzekutive, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015.

Petkoviç tha se presidenti Vuçiç ka folur për kërcënimin e përditshëm të serbëve në Kosovë  si dhe lëvizjet e shumta përshkallëzuese të kryeministrit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?