Lajçak reagon pas takimit me Osmanin: Ramë dakord që të vazhdojmë dialogun Kosovë-Serbi

21 Shtator 2023, 09:27| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 09:30

  • Share

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. Ata u takuan ditën e djeshme (20 shtator) në SHBA. Fokusi i diskutimeve ka qenë dialogu me Kosovën dhe Serbinë, ku Lajçak thotë se ranë dakord që të vijojnë diskutimet.

“Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani mbi dialogun dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak.

Edhe Osmani kishte një reagim ditën e djeshme, ku ka thënë se suksesi në dialog është i lidhur me zbatim të balancuar dhe të plotë të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksit të saj.

Ky takim i tyre vjen pas akuzave të Albin Kutit se Lajçak po mban anën e Serbisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 22/09/2023 12:02

    Keni kerkuar shikoni, ka çene dikur moti nje program ne tv, kur ish présidentielle Thaqi ishte kunder llajqakut ndermjetes kurrci e osmanka deklaronin se mezi po presin ta fillonin punen (e pist) me te dhe pikrisht kundershtimi i llajqakut dhe rikthimi i kosoves ne serbi e qoi ne burg,edhe kurrcin e prêt shpejt i njejti fat septembre i besoi kumarices se vuqiqit mender presednike osmanka, tash kur kurrci u zgjua dhe e kuptoj se este ne gojen e serbise dhe i kapur nga llajqaku e osmanka po orvatet te terhiqet por shume vone,serbia e arriti qellimin e saj si çdo her,vendosi osmanken kinse presednike dhe tash po feston e po luan siq ka dashur,kurse kurrci ne vend se te ishte ne krah te atyre qe luftuan kunder serbise zgjodhi sherbetoret e saj,andaj tash siq e ka kerkuar e gjet por shpetim sa,kosova iku si qeqenia dikur ndersa osmanka po bahet si kadirovi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?