Miroslav Lajçak

Lajçak përfundon takimin me ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë

7 Nëntor 2023, 12:20
  • Share

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka përfunduar takimin me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Pas kësaj, Miroslav Lajçak, do të takohet po sot edhe me liderët e opozitës, si pjesë e vizitës së tij dyditore në Kosovë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera.

Lajçaku u takua dje me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, me të cilin tha, se u pajtua për hapat e ardhshëm dhe për zbatimin e plotë dhe pa vonesa e parakushte të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës, përmes në njoftimi pas takimit Bislimi-Lajçak, tha se është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë, duke shtuar se janë diskutuar të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.

Vizita Lajçakut në Kosovë është në vijimin e përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së veriut.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?