Miroslav Lajçak

Lajçak me mision të veçantë! Merr përsipër 'zbutjen e tensioneve' mes Prishtinës e Beogradit për çështjen e dinarit

30 Janar, 17:03| Përditesimi: 30 Janar, 17:07

  • Share

1706471676_lajcak.jpg

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, vlerësohet se ka marrë mbi supe misionin e “zbutjes së tensioneve” mes Prishtinës e Beogradit.

Kështu ka shkruar rrjeti mediatik evropian i cili është specializuar në çështjet e BE-së, Euractiv, pas lajmeve për ndalimin e qarkullimit të dinarëve dhe çdo valute tjetër monetare përveç euros nga Banka Qendrore e Kosovës.

Në artikullin e tyre theksohet se këtë mision të ri e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Zëdhënësi i BE-së Peter Stano përmendi se Lajçak do të vizitojë Prishtinën si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndihmuar partnerët të çojnë përpara dialogun”, thuhet në rrjetin mediatik evropian.

Po ashtu specifikohet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të hënën në takim me Lajçakun ka theksuar “nevojën urgjente për zgjedhje në veri të Kosovës, formimin e Komunitetit të Komunave Serbe dhe kërkoi mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme nga Prishtina”.

Vizita e Lajçakut në Beograd i paraprin zbatimit të pritshëm të rregullores së Bankës Qendrore të Prishtinës, që e bën euron valutën e vetme për transaksione në Kosovë.

Euro ka qenë monedha e vetme që ka pasur të drejtën e qarkullimit sipas ligjeve të Kushtetuës së Kosovës. Tashmë BQK ka bërë publik synimin e zbatimit të kësaj rregulloreje.


Lajmi kryesor:

Lajçak në Kosovë takon Kurtin për dinarin: S'ka hetim të BE-së për Banjskën! Takon dhe Osmanin


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?