Miroslav Lajçak

Lajçak: Kurti do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm për të mos e futur Kosovën në izolim

22 Mars, 17:18| Përditesimi: 22 Mars, 17:29

  • Share

Në një intervistë për median italiane “La Stampa” , Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se beson se kryeministri Albin Kurti nuk do ta çojë Kosovën drejt një izolimi. 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Ai (shenim redaksional: Albin Kurti) e di. E di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që (Kurti, shënim redaksional) do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, deklaroi Lajçak.

Pyetur edhe mbi strategjinë e tij për dialogun në muajt në vijim, u përgjigj: “Para se gjithash, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet. Bashkimi Evropian e lehtëson procesin. Është shumë e rëndësishme që të niset para zgjedhjeve evropiane, sepse më pas Bashkimi Evropian do të hyjë në një periudhë të tranzicionit. Pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojnë në zgjedhje. Nuk do të jetë ky momenti për të marrë vendime”.

I pyetur lidhur me faktin se Serbia nuk e ka ndërprerë dialogun me Moskën dhe as sanksionet nuk i kanë votuar.

“Natyrisht, kjo gjë ka një ndikim në përshtypjen sesi qëndron pozicioni i Serbisë. Me luftën në Ukrainë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës çështjet e përafrimit me politikën e jashtme të BE-së dhe me sanksionet janë bërë shumëfish më të rëndësishme. Shumë shtete janë duke e vlerësuar përparimin e bërë nga Ballkani Perëndimor me dioptrinë e konfliktit në Ukrainë. Serbia është para një mëdyshjeje dhe i takon të nxjerrë përfundimet e duhura. Nëse do të përparojë, e di se çfarë presim”.

Në katër muajt e ardhshëm, cilat janë pikat që do të provoni t’i bindni Prishtinën dhe Beogradin t’i pranojnë ato?

“Nuk jam akoma i sigurt që do t’i pranojnë, por duhet të na thonë që nuk i pranojnë. E atëherë ne vetëm kemi humbur kohë. Filozofia është që ju e bëni pjesën e juaj dhe unë e bëj timen” tha Lajçak për La Stampa

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?