Lajçak: Kosova dhe Serbia janë të ndara në hartën që kam në zyrë

26 Shkurt 2021, 09:39| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 09:42

  • Share

I dërguari special i BE , për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, me anë të një postimi në mediat sociale ka treguar se në zyrën e tij mban një hartë në të cilën Kosova dhe Serbia janë të ndara.

Reagimi i Lajçak erdhi pasi shumë qytetarë të Kosovës dhe përfaqësues politikë, kanë ngritur shqetësimin për një intervistë të tij, ku mbrapa tij gjendej një hartë në të cilën tregohej një hartë e Ballkanit e ku Kosova thuhej se ishte pjesë e Serbisë. Për t’iu dhënë fund të gjitha diskutimeve dhe keqkuptimeve të ngritura Lajçak postoi hartat e tij.

 “Është një hartë zyrtare e BE-së, e Ballkanit Perëndimor. Kosova është aty dhe po ashtu është linja që e ndan Kosovën nga Serbia. Dita e sotme është një shembull se pse dialogu për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, ka shkruar më tej Lajçak.

Ndër të parët që ka reaguar ka qenë Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka deklaruar se Lajçak duhet të përditësoje hartën e Ballkanit Perëndimor, ndryshe sipas saj, puna e tij do të jetë e dështuar.

 

As the map in my office in the blurred screenshot of my interview has caused some misperceptions today, I am sharing an actual close-up photo of it. It is an official EU map of the Western Balkans. Kosovo is there and so is the line separating Kosovo from Serbia. pic.twitter.com/VXFggOLmug

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021

Ora 10:51
Kreu i zyrës serbe për Kosovën: Qesharake që Osmani akuzon Serbinë për krime, për aq kohë sa liderët e UÇK janë në Hagë

Petar Petkoviç, drejtor i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar ndaj postimit të  ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit në një reagim në Tëitter për hartën e Lajçakut ka thënë se për kufijtë aktual të Kosovës shumë gra, burra e fëmijë janë vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

Në postimin e tij ai ka pyetur Osmanin se pse duhet të jetë e shqetësuar për një hartë të thjeshtë nëse Kosova është shtet i pavarur. Ai ka theksuar se nuk ka mundësi që të arrihet një marrëveshje pa pasur kompromis dhe dialog mes palëve. 

Madje ai ka përmendur edhe faktin se liderët kryesorë të UÇK-së gjenden për gjykim në Hagë.

 “është qesharake që Osmani akuzon Serbinë për krime, derisa liderët e Kosovës janë në Hagë për krime monstruoze kundër serbëve”

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13.500 njerëz.  Në numrin e të vrarëve, shqiptarët e Kosovës përbëjnë numrin më të madh të viktimave, 10.812, serbët 2.197, kurse romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë përbëjnë 526 viktima gjithsej.

 

Komento

Komente

  • Iris: 27/02/2021 02:02

    Perkundrazi,eshte qesharake, nese serbet mendojne se nuk do te jene te dytet ne GJykaten e Hages,pas liderve te UCK,per krime lufte.

    Përgjigju
  • karadakliu: 26/02/2021 16:08

    Kush eshte kryesi i krimeve ne hapesirat ish-jugosllave, dihet dhe nj ihetv ng a mbar bota dhe nga toka e pergj akur e Kroacise,bosnjes dhe Kosoves.Ndersa pse jane LIderet e clirimtares sone UCK ne Hage, edhe kjo dihet dhe njihet publikisht si skenar e politik qe eshte pergatiturv nga qarqe nga Kosova,Serbia dhe politika nderkombetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?