Lajçak dhe Vuçiç, foto arkiv

Lajçak ‘i prerë’: Formimi i Asociacionit është kusht për marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës

14 Mars 2023, 19:32| Përditesimi: 14 Mars 2023, 19:33

  • Share

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lajçak ka deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është thelbësor për arritjen e marrëveshjes së përgjithshme.

Ai ka thënë për në një intervistë se marrëveshja e Asociacionit nuk është përmbushur për dhjetë vjet dhe se do të jetë shumë e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje për implementimin e saj në të ardhmen.

Lajçak ka shtuar se propozimi evropian, nuk flet për një lloj kapitullimi, por për normalizim.

Më tej ai ka thënë se mandati i tij thotë se ai duhet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

"Unë do të doja të vendosja marrëdhënie ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm, të bëjnë biznes, të studiojnë dhe mendoj se kjo është në interesin e të gjithëve," tha Lajçak.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 15/03/2023 09:11

    Lajçak ështé nxënës i Putinit , vllau Vucicit dhe Edvin shqipfolësit, por në Kosovë vendos populli Shqiptarë e jo zagart e Putinit fashist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?