Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak

Lajçak: Dialogu i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë! BE-ja pret vazhdimin

3 Mars 2021, 13:56| Përditesimi: 3 Mars 2021, 14:06

  • Share

KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e sotme ka përfunduar vizitën e tij tre ditore në Kosovë.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter tha se para se të largohej nga Prishtina, informoi shtetet anëtare të BE-së për vizitën e tij.

Ai theksoi se dialogu është i një rëndësie të veçantë për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe se BE-ja pret vazhdimin e tij.

Lajçak gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar me disa prej figurave të rëndësishme politike në vend.

Ai fillimisht ka takuar kreun e LVV-së, Albin Kurti, partisë fituese më 14 shkurt në zgjedhjet parlamentare vendore. Ata diskutuan rreth dialogut Kosovë-Serbi ku Kurti theksoi se një gjë e tillë nuk është prioritet në programin e tij politik, megjithëse tha se është një gjë me rëndësi.

Ai më pas takoi presidenten në detyrë Vjosa Osmanin, kryeministrin në largim Avdullah Hoti si dhe kreun e PDK-së Enver Hoxhaj.

Lajçak pas vizitës së tij tre ditote në Kosovë është nisur drejt Serbisë.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova shtetet anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që dialogu është i një rëndësie të veçantë për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, shkruan Lajçak.

Before leaving Pristina today, I debriefed EU Member States about my visit. We agreed that the Dialogue is of key importance for Kosovo’s and Serbia’s European aspirations and the EU expects its continuation. pic.twitter.com/cSqiCI9Owe

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 3, 2021

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?