Kronikë

Lagja 'Kushtrim' në Vlorë shndërrohet në fushë mbetjesh! Banorët: Bashkia na ka harruar, fusha ku luajnë fëmijët e mbushur me plehra

16 Korrik 2021, 18:27| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 16:49

  • Share

VLORË-Jo më larg se 1 km nga qendra e qytetit të Vlorës, lagjja "Kushtrim" ose siç njihet ndryshe ish- Fusha e Aviacionit ka mbetur jashtë vëmendjes së pushtetit vendor.

Kanale te pa pastruara por edhe mbetje te shumta inerte e urbane e kane kthyer kete lagje në një fushë plehrash. 

"Shteti, bashkia ka me vite nuk ndërhyn. Kjo është katastrofë na kanë mbuluar mbetjet dhe sidomos tani është sezon veror dhe vijnë turistë. Ishim tek Bashkia e Vlorës, sepse nuk kemi as ujë por asnjë përgjigje. Këtu nuk vë dorë njeri, rrugët kanalet të gjitha të ndotura", shprehen banorët e kësaj lagjeje.

Mbetjet e filmuara nga Report tv duken qarte pranë fushës së sportit , ku çdo dite luajnë fëmijët e lagjes "Kushtrim" në qytetin bregdetar.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?