Lagështira dëmton vreshtat në Zadrimë të Lezhës! Fermerët: Bie prodhimi i rrushit dhe cilësia e verës

8 Shtator 2023, 15:34| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 15:39

  • Share

Lagështira e tejzagjatur dhe luhatjet e temperaturave kanë sjellë efekte negative në sektorin e bujqësisë, sidomos në vreshtari.

“Prodhimi i rrushit këtë vit është jo i mirë. Kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve dhe sëmundjeve”, tha fermeri Luan Ndoka.

Fermer e grumbuellues të rrushit në Zadrimë të Lezhës thonë se ka një rënie të prodhimit, rreth 60 % krahasuar me një vit më parë.

“Sëmundja e vrugut ka ndikuar shumë në rënien e prodhimit sidomos në varientetin e rrushit të Kallmetit. Ka vreshtarë që nuk kanë fare prodhim”, tha Anton Prenga, pronar i një kantiene në Zadrimë.

Sëmundja e ka dëmtuar vreshtarinë dhe ai pak prodhim që ka mbetur nuk është cilësor.

“Edhe ai prodhim që është po vuan të piqet. As cilësia e verës nuk do të jetë e mirë sepse ulet acideti në rrush dhe fitimi i sheqerit është shumë i avashtë”, u shpreh Anton Prenga i cili grumbullon rrushin për industrinë e prodhimit të verës.

Zadrima e Lezhës është një zonë bujqësore, sektor nga i cili e kanë të lidhur jetesën shumë familje, por këtë vit po dalin me humbje çka do të ndikojë dhe në ekonomi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/09/2023 00:31

    Sperkatini me tretesire gurekali qe te mos ju infektohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?