Lady Gaga

Lady Gaga 'zhvendoset' në hapësirë, vjen ndryshe me këngën e re (VIDEO)

28 Shkurt 2020, 16:02| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 16:07

  • Share

Lady Gaga së fundmi ka sjellë një këngë të re në treg të qujtur “Stupid love” me një videoklip hapësinor.

Gaga ‘derdhi’ gjithë zemrën dhe energjinë kozmike në projektin e saj të ardhshëm të plotë, vijimin e “Joanne” të 2016-ës. 

"Unë mendoj se mënyra më e mirë për të përshkruar të gjitha gjërat që sapo thatë është që i vendosa të gjithë zemrën time, gjithë dhimbjen time, të gjitha porositë e mia nga sfera tjetër.

Eshtë energji e pastër, dhe dua që njerëzit të kërcejnë e të ndjehen të lumtur", është shprehur ajo gjatë një interviste.

Ajo shfaqet në këngë me veshje hapësinore të një planeti tjetër dhe ka preferuar ngjyrën rozë.

Kënga e re pritet që të ketë shumë sukses dhe do të jetë pjesë e albumit më të ri të saj.

Nga kengëtarja e famshme nuk ka ende ndonjë titull ose datë lëshimi për albumin e ri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?