Lady Gaga nuk i mban dot lotët për vendin e origjinës, Italinë në këtë situatë të vështirë prej COVID-19

3 Maj 2020, 21:33| Përditesimi: 3 Maj 2020, 22:38

  • Share

Në një videomesazh Lady Gaga nuk i ka mbajtur dot lotët për italinë, një nga shtet më të prekura nga COVID-19 në botë.

“Më vjen shumë keq për të gjithë personat që po vuajnë në këto momente në Itali. Ju dua. Dua t`ju them se jeni në zemrën dhe lutjet e mia. E gjithë kjo do të kalojë, duhet të mbështesim njëri-tjetrin", u shpreh ylli I muzikës botërore në një videomesazh nga Los Angeles duke mbajtur me vështirësi lotët.

Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, është me origjinë nga Sicilia, ku ka ende të afërm atje.

Edhe pse ka lindur, jetuar dhe ka ngritur një karrierë të suksesshme në SHBA, Gaga ka dhimbje për sitautën që po kalon vendlindja e saj.

Videon e saj e ka shpërndarë këngëtari i njohur italian Tiziano Ferro, duke e konsideruar një akt dashurie kaq prekëse nga ana e koleges së tij italo-amerikane.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?