Shpëtim Duro

Laçi zyrtarizon trajnerin e ri! I besojnë eksperiencës së Shpëtim Duros

11 Dhjetor 2020, 22:28| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 22:32

  • Share

TIRANË- Shpëtim Duro është trajneri i ri i Laçit. Duro një nga trajnerët më të njohur në Shqipëri ku ka drejtuar disa skuadra si Skënderbeu, Partizani dhe së fundmi Kukësin, por edhe Shkëndijën e Tetovës.

Duro zëvendëson në pankinën e Laçit të larguarin Armando Cungo. Lajmi konfirmohet edhe nga klubi i Laçit në rrjetet sociale.

Pas 7 javëve kampionat, Laçi ka 7 pikë dhe ndodhet në vendin e 7, por pas një merkatoje cilësore ka objektiva madhor./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?