Laçi ‘fik’ Kukësin për titullin, gëzon Tirana! Teuta nuk kursehet, Bylis shtang Skënderbeun

20 Qershor 2020, 20:07| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 07:49

  • Share

Janë zhvilluar sot tre ndeshjet e mbetura të javës së 30 të Superligës ku padiskutim më shumë përshtypje ka bërë humbja e Kukësit 2-0 me Laçin, një disfatë e cila me siguri ka vulosur çështjen e titullit kampion, në një kohë kur Tirana fitoi dje 3-0 kundër Vllaznisë.

Në sfidën e zhvilluar në Laç vendasit e drejtuar nga Armando Cungu realizuan dy herë me anë të Lushkjas dhe Selmanit. Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë kampionat diferenca mes Tiranës kryesuese dhe Kukësit ndjekës shkon në 9 pikë, duke e bërë shumë të vështirë një rokadë të mundshme.

Nga ana tjetër për Laçin kjo fitore ishte një gurë themeli në synimet për t’u kualifikuar në Kupat e Europës.

Në takimet e tjera Teuta ka mposhtur thellë 1-5 Luftëtarin e rënë prej kohësh nga kategoria, ndërsa Bylis ka bërë surprizën duke mundur Skënderbeun, që po kalonte një periudhë të mirë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?