Laçi dhe Kastrioti shtangin Vllazninë dhe Kukësin! Tirana ndan pikët me Skënderbeun

19 Dhjetor 2020, 16:20| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 18:18

  • Share

Laçi i shpëtim Duros ka bërë një nga dy suprizat e javës së nëntë të Superligës. Kjo pasi klubi kurbinas ka mposhtur me golin e Xhixhas në minutën e 89 Vllazninë, ekipin që uhdhëheq Superligën.

Ndërkohë e papritura tjetër ka ardhur nga Kamza, aty ku Kastrioti i ka dhënë fund ecurisë negative duke fituar 1-0 kundër Kukësit, ekipit që kishte 5 suksese radhazi. 

Sakaq Tirana e Nevil Dedes është ndalur pas dy fitoresh, pasi sot ka barazuar 1-1 kundër Skënderbeut. Korçarët kaluan të parët në avantazh, ndërsa bardheblutë që luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 66 barazuan Idriz Bathën. Ndërkohë ndeshja tjetër Apolonisë dhe Teutës ka përfunduar 0-1 në favor të 'djemve të detit'.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?