'Laboratori', lirohen 2 nga 12 falsifikuesit që siguronin dokumente për në BE

6 Mars 2020, 17:15| Përditesimi: 6 Mars 2020, 17:44

  • Share

Vetëm një ditë pas arrestimit të një grupi falsifikatorësh dokumentesh në kuadër të operacionit “Laboratori” gjykata e Tiranës liroi 29-vjeçarin Enzo Hysko.

Në një seancë me dyer të mbyllura gjykata kërkoi kryerjen e një ekspertize për të provuar se zëri i përgjuar përputhet 29-vjeçarin pasi vetë ky i fundit pretendoi se numri që është përgjuar ka 3 vite që nuk është në përdorim nga ai çka bën që arrestimi i tij të jetë kryer në shkelje proçeduriale.

Ndërkohë e lirë u la edhe e arrestuara Valbona Badeni, e cila u lira me arsyetimin se ishte grua ndërsa për pjesën tjetër të grupit gjykata la të pa ndryshuar masën e sigurisë.

12 persona ranë në prangat e policisë 6 prej të cilëve u arrestuan 1 javë parë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dërgonin emigrantë me dokumente të falsifikuara drejt vendeve të BE .

Nga hetimet rezultoi se Lirim Shini ishte kreu i grupit të falsifikatorëve ndërkohë që mes të arrestuarve ishin Agron Hoxha, Henri Kurti, Myslym Hysko,Artur Tahiri,Ermir Staka,Thanas Dodhri, Pajtim Baruti, Vesel Serjani,Edmond Rexha si dhe Enzo Hysko e Valbona Babeni të cilët këtë të premte u liruan nga gjykata.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?