Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 93 vite burg për të pandehurit! 10 vite për ish kryekomunarin, Çervanaku

11 Prill, 10:39| Përditesimi: 11 Prill, 14:53

  • Share

TIRANE - 93 vite burg kërkon Prokuroria e Posaçme për pjestarët e grupit të marrë të pandehur në lidhje me laboratorin e drogës në Frakull të Fierit që importoi 485 kg kokainë nga Kolumbia, të tretur në pleh kimik.  Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës dhe ndaj tyre rendojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike, grup kriminal dhe armë mbajtje pa leje. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit.

Droga u gjet më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut në rreth 600 thasë me pleh kimik. Pas ekspertizës rezultoi se plehu kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. 

Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh, 24 ton pleh kimik i përzierë me 485 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Operacioni u mbajt i fshehtë dhe u vëzhguan thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur kokaina, që u morën nga Porti i Tivarit dhe u dërguan në fshatin Frakull i Madh në Fier, në banesën në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Frakullit, Viktor Çervanakut. 

Droga. e cila vinte nga Kolumbia, në Shqipëri përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunuesit kolumbianë të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur.  

485 kg kokainë nëse do të dilte në treg do të ardhurat që do të fitoheshin janë 40 mln euro. 

Pretenca e SPAK 
Viktor Çervanaku, ish kryekomunar i Frakullit 10.8 vite burg
Klajdi Kodra (Vrioni)  12 vite burg
Bledar Matoshi 8.4 vite burg
Denison Çervanaku   8 vite burg
Nikolin Gjolena 12 vite burg
Redion Meshi 10 vite burg
Zenel Çervanaku 10 vite burg
Enxhi Ferhati 8 vite burg
Julian Malaj 2 vite burg për moskallëzim krimi
Marildo Rona 8 vite burg. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 11/04/2024 20:24

    Po keta dalin per nje vit mo plehra. Kaq sh leke paskeni marre. Mjere ky popull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?