Laboratori i heroinës në Has, dosja 339 me grupin e Shijakut përfundon në gjyq (25 EMRAT)

8 Maj 2020, 18:56| Përditesimi: 8 Maj 2020, 19:02

  • Share

TIRANE-Një fraksion i dosjes 339 (pasi dosja 339/1 është e ndarë për krimin zgjedhor) sot është kaluar për gjykim. Vendimi në gjyqin paraprak është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila një muaj më parë ia ktheu dosjen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Në gjyq me fraksionin e parë të dosjes kaluan 25 të pandehur, mes të cilëve anëtarët e grupit të Avdylajve të Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has. Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha, në kërkim.

Anëtarët e grupit akuzohen për “Trafik i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Prokuroria i akuzon për trafik të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, si edhe laboratorin në Has. Por si lindi kjo dosje? Lexo ketu

Në gjyq
Astrit Balliu (alis Avdyli, Sulejmani)
Altin Avdyli
Jasin Kala (alias Avdyli)
Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka
Esat Mehmeti
Petrit Sulejmani
Saimir Sulejmani
Hajri Seferi
Orges Jahelezi
Shkëlqim Avdyli
Denis Llaftiu
Saimir Gjepali
Mario (alias Edinjo) Zeqiri
Elton Shehaj
Fatos Llaftiu
Ardit Gjyriqi
Admir Hoxha
Hekuran Hoxha
Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini)
Xhemal Shala
Xhevit Shuti
Flamur Çelaj
Vehbi Berushi
Mustaf Shuti
Anila Shuti

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?