Dosja/ 'Shtëpia e barit' në Ndroq u zbulua nga SHÇBA, pronari jeton në Austri, e dha me qira! 2 gra të shoqëruara nga fëmijët kontrollonin kanabisin! Dëshmitë e shitëses dhe fqinjit

14 Shkurt 2022, 12:00| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 16:29

  • Share

2 ditë më parë një laborator për prodhimin e kanabisit u zbulua në fshatin Pinet, në Ndroq të Tiranës! Report Tv ka zbuluar se 'shtëpia e barit' është zbuluar si pasojë e një hetimit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. (SHÇBA)

Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv ka mësuar se banesa ku u ndërtuar 'Shtëpia e barit' u lëshua me qira nga një person i cili jetonte në Austri. Autoritetet hetimore kanë marrë në pyetje një punonjës i një agjencie imobilare ka ndërmjetësuar marrjen e shtëpisë me qira nga një grua me emrin Rudina Xhambazi.

Ndërkohë që një banor i zonës ka deklaruar në polici se 'të shtunë dhe të diel shikoja dy gra me fëmijë në oborrin e banesës'. Po në dosje të siguruar nga Report Tv thuhet se shitësja në një dyqan në fshat ka treguar se një grua i ka dorëzuar numrin me porosinë 'të më marrë në telefon faturisti i OSHEE'. Faturisti ka deklaruar se kontrollin e fundit të matësit të energjisë e ka bërë në muajin nëntor. 

Gjykata e Tiranës ka lënë sot në burg Eriban Dajën, personin që u gjet brenda në 'shtëpinë e barit' të zbuluar në fshatin Pinet në Ndroq të Tiranës. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të lërë garanci 3000 euro për të qenë i lirë, por gjykata nuk ia ka pranuar. Ndërkohë që u lanë në 'arrest shtëpie' faturisti Erjon Mema dhe elektricisti Qemal Hasa.

Policia e Tiranës zbuloi pasditen e 11 shkurtit një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabis në zonën e Ndroqit!  Sipas policisë shtetasja Rudina Xhambazi 32-vjeçe, e cila është shpallur në kërkim, kishte marrë me qira një banesë, afër xhamisë së fshatit, dhe e kishte përshtatur si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis sativa. Në bashkëpunim me 32-vjeçaren punonte edhe shtetasi Eriban Daja, 29-vjeç, i cili arrestua në flagrancë brenda 'shtëpisë së barit', teksa kujdesej për bimët narkotike.

Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe dy punonjës të OSHEE-së, Qemal Hasa (elektricist), 47 vjeç dhe Erion Mema (faturist) 26-vjeç. Sipas policisë 2 punonjësit e OSHEE-së, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim. Ndërkohë gjatë kontrollit të telefonit të Erion Memës, iu gjetën programe për vendosjen e lotove sportive.

Në hetim është vënë edhe një punonjës policie në zonën e Ndroqit, Adrian Malliku, 39 vjeç. Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare.

 

Pjese nga dosja

Ora 13:02
Shtëpi plot me drogë në Ndroq, lihet në burg punëtori i kanabisit! Ofroi 3000 euro garanci, nuk iu pranua! 'Arrest shtëpie' për faturistin e elektriçistin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eriban Dajën, personin që u gjet brenda në 'shtëpinë e barit' të zbuluar në fshatin Pinet në Ndroq të Tiranës. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të lërë garanci 3000 euro për të qenë i lirë për gjykata nuk ia ka pranuar.  Ndërkohë që lihen në arrest shtëpie faturisti Erjon Mema dhe elektricisti Qemal Hasa.

Ora 12:24
Rrisnin kanabisin brenda në shtëpi, shefi i OSHEE për Ndroqin: Pashë anomali, kërkova t'i ndërpritej energjia

Shefi i ekipit të grupit të punës së OSHEE ka thënë për policinë se banesa ku është kultivuar  drogë në Ndroq ka pasur anomali dhe në muajin nëntor i ka thënë lexuesit që nëse nuk gjente njëri në banesë t'i ndërpritet energjia elektrike. Sipas tij ky abonent është i mbifaturuar për shkak të një matjeje para shumë vitesh. Vetë nuk e ka verifikuar, por sipas procesverbalit është i rregullt matësi i energjisë elektrike. Lidhja e paligjshme nuk është konstatuar.

 

Ora 12:15
Një shtëpi plot me kanabis 1 km më tutje, shitësja e fshatit: Një grua me makinë më dha numrin e telefonit dhe më tha 'jepja faturistit'

1644835877_Screenshot4.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv në lidhje me laboratorin e drogës në fshatin Pinet të Ndroqit në Tiranë është edhe dëshmia e shitëses së fshatit.

Ajo ka thënë për policinë se ka një dyqan rreth 1 km afer banesës ku u gjet lënda narkotike. Para rreth një jave, ditë e shtunë, në dyqan ka ardhur një shtetase femër, e panjohur e cila nga dialekti nuk ishte e zonës.

 Ajo ka qenë me një automjet, por nuk ia ka fiksuar targën. Ajo i ka dhënë një letër me një nr. Celulari dhe i ka thënë tia jepte faturistit të zonës që ta merrte në celular. Nëpërmjet djalit të saj, shitësja i ka dhënë letrën faturistit të zonës, të cilin nuk e njeh me emër.

Ora 12:14
'Shtëpi bari' në Ndroq, dëshmia e policit të zonës: Nuk kisha dijeni1 I sekuestrohen telefonat

1644835807_ndro11.jpg

Në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Ndroq është marrë në pyetje edhe polici i zonës, Adrian Malliku. Ai ka thënë që nuk ka pasur të dhënë apo informacione lidhen me kultivimin e bimëve narkotike. Si provë atij i janë sekuestruar 2 telefonë dhe është vënë në hetim.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?