La profesionin si ekonomiste për fëmijët, Malvina Dreni zbulon materialin që i ndryshoi jetën: Tani merrem me art

14 Dhjetor 2023, 12:06| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 15:56

  • Share

Malvina Dreni, nënë e 3 fëmijëve, vendosi të shkëputej nga profesioni si ekonomiste për të bërë art me rezinë.

Këtë material ende të panjohur për Shqipërinë, ajo e integron në piktura, tavolina dhe objekte të tjera të nevojshme për dekorin e shtëpisë.

Për emisionin “Një nga ne” në Report Tv , tregon disa sekrete të punës me rezinë.

“Rezina cilësore ka ngjyrë të tejdukshme, ndërsa rezina jo cilësore ka ngjyrë të verdhë. Gjatë përdorimit, dhoma duhet të jetë në temperaturë mbi 20 gradë”.

Iniciativën për të krijuar diçka të sajën, e mori pasi prej kohësh dëshironte të krijonte një balancë mes jetës familjare dhe karrierës.

Tashmë 33 vjeçarja nga Tirana ka mundësi të shpalosë talentin dhe shpirtin e saj artistik në punimet që realizon, por më e rëndësishmja mund të ketë kohë në dispozicion për familjen.

Xhirimet ndërthurren me punën e Malvinës, historinë e jetës dhe momenteve argëtuese në shtëpi me fëmijët, ku nuk mungon atmosfera festive gjatë darkës me kërcim dhe muzikë.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë në ekranin e Report Tv.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?