Foto ilustruese

La për 40 minuta në makinë foshnjën e saj 4 muajsh, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Selanik! Në pranga edhe shoqja që e shoqëronte për 'shopping'

5 Maj 2023, 12:23| Përditesimi: 5 Maj 2023, 12:44

  • Share

Një nënë 22-vjeçare me origjinë shqiptare është vënë në pranga nga policia e Selanikut, pasi la në makinë për 40 minuta fëmijën e saj 4-muajsh.

Nëna e re së bashku me shoqen e saj 27-vjeçare kishin dalë për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaias në Selanik dhe për të mos e marrë me vete foshnjën e vogël e kanë lënë vetëm në makinë.

Fëmija ishte mbyllur në makinën e parkuar jashtë dyqanit, me dritaren gjysmë të hapur dhe ka qëndruar aty vetëm për më shumë se 40 minuta derisa një kalimtar e ka parë dhe ka njoftuar policinë.

Për këtë arsye oficerët e policisë në Selanikun arrestuan nënën 22-vjeçare të foshnjës  4-muajshe dhe mikeshën  e saj 27-vjeçare për ekspozimin e një të mituri në rrezik, të dyja me origjinë shqiptare.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxx: 05/05/2023 12:49

    Bravo policia qe beri arrestimin ,rrugacet nuk din te mbajn nj foshnje te pakten 15 vjet burg ti denojn

    Përgjigju
  • Sati: 05/05/2023 12:37

    Më mirë jëmija rritet pa nënë ,se me një nënë të till Mas extreme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?