Las Palmas 3-0 Villarreal

La Liga/ Las Palmas turpëron Villarrealin, triumfon 3-0 në Canarie! Granada e pëson me Uzunin në fushë

13 Janar, 16:22| Përditesimi: 13 Janar, 23:01

  • Share

La Liga në Spanjë vijon me javën e 20-të. Gjithçka në këtë të shtunë sportive ka nisur me fitoren 3-0 të Las Palmas kundër Villarreal. Po sot, Mallorca barazoi 1-1 me Celta Vigon, teksa Ath. Bilbao fitoi 2-1 derbin me Real Sociedad dhe në mbrëmje Granada e Uzunit humbi 1-0 një duel të vështirë në Sevilla kundër Betisit. Sulmuesi i Kombëtares luajti 87 minuta, por pa i ndihmuar të tijtë.

Në "Gran Canaria", Las Palmas vendase mundi 3-0 Villarrealin. "Nëndetësja e Verdhë" këtë sezon është duke zhgënjyer, teksa ndodhet vetëm katër pikë larg nga zona e ftohtë. Vendasit e Garcia Pimienta e zhbllokuan ndeshjen pas vetëm tetë minutave lojë me autor Kirian Rodriguez. Në pjesën e dytë Herzog shënoi për 2-0, para se sërish Rodriguez të shënonte golin e tretë. Las Palmas me 28 pikë mban vendin e shtatë, teksa Villarreal me 19 pikë vendin e 15-të.

La Liga, java 20-të:

14:00 Las Palmas 3-0 Villarreal (Rodriguez 8', 63', Herzog 51')

16:15 Mallorca 1-1 Celta Vigo (Larin 43' / Aspas 10')

18:30 Ath. Bilbao 2-1 Real Sociedad (Berenguer 30', 42' / Oyrazabal 88')

21:00 Betis 1-0 Granada (Isco 76')

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?