Goli i Hugo Duros

La Liga/ Las Palmas fiton me Vallecanon në Madrid, Mallorca merr pikë me Muriqin në fushë! Valencia i falet Duros dhe mposht Bilbaon

20 Janar, 21:17| Përditesimi: 20 Janar, 21:19

  • Share

La Liga e futbollit është në javën e 21-të. Këtë të shtunë në fushë u shënuan rezultate surprizë, me Las Palmas dhe Valencian që siguruan tri pikë. Rikthim në fushë edhe për Vedat Muriqin, që la pas një dëmtim të rëndë.

Në Madrid, Rayo Vallecano humbi 0-2 nga Las Palmas. Ishullorët nuk udhëtuan kot për në kryeqytet, duke shënuar nga një gol për pjesë. Moleiro në të 35 minutë dhe Munoz në fund i dhanë tri pikë Las Palmasit.

Në Villarreal, vendasit barazuan 1-1 me Mallorcan. Te Villarreal Sorloth shënoi në pjesën e parë, teksa barazoi Llabres në fund. Për ishullorët e Mallorcas dhjetë minuta në fushë luajti edhe Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës që lë pas një dëmtim të gjatë.

Sfidë interesante në "Mestalla". Valencia fitoi 1-0 me Bilbaon falë golit të Hugo Duros në të 61 minutë, duke siguruar fitoren e katërt radhazi. Katër ndeshjet e radhës luhen nesër (e dielë).

Girona është në krye të La Ligës, ndjekur nga Real Madrid, Bilbao, Barcelona dhe Atletico Madrid. Fundi i ftohtë për Cadiz, Granada dhe Almeria.

La Liga, java 21:

E shtunë:

Rayo Vallecano 0-2 Las Palmas (Moleiro 35', Javier Munoz 83')

Villareal 1-1 Mallorca (Sorloth 45+1' / Llabres 90+1')

Valencia 1-0 Athletic Bilbao (Duro 61')

E dielë:

Osasuna - Getafe

Real Madrid - Almeria

Betis - Barcelona

Girona - Sevilla

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?