Atletico Madrid

La Liga, Atletico Madrid mund Villarrealin dhe rikthehet në vendin e katërt

2 Prill, 08:56| Përditesimi: 2 Prill, 09:00

  • Share

Atletico Madrid ka marrë një fitore me rëndësi mbrëmjen e djeshme. ‘Los Colchoneros’ mposhtën 1-2 në transfertë skuadrën e Villarreal. Kjo fitore i kthen madrilenët në vendin e katërt në kuotën e 58 pikëve duke parakaluar Athletic Bilbao.

Mesfushori Axel Witsel do të ishte ai që do zhbllokonte takimin në minutën e 9’ duke kaluar përpara Atleticon. Pjesa e parë u mbyll me avanyazhin minimal të miqve.

Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit u zgjuan dhe rikthyen baraspeshën me Sorloth në të 50-ën.

E kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Saul Niguez do të shënonte golin e fitores për të besuarit e Simenos duke marrë me vete 3 pikët në shtëpi.

Javën e ardhshme, Atletco Madrid do të pres Gironën në ‘Wanda Metropolitano’.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?